Limaj: Kushtetuta kurorëzoi pavarësinë e Kosovës

09 prill 2019 | 11:19

Zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se 11 vjet më parë Kosova ka miratuar Kushtetutën, e cila është sfiduar edhe nga vet udhëheqësit e institucioneve.

Duke uruar qytetarët e Kosovës për këtë ditë, Limaj ka thënë se Kushtetuta ka kurorëzuar pavarësinë e Kosovës.

“Sot bëhen 11 vjet kur Kosova miratoi aktin më të lartë juridik të vendit, Kushtetutën, e cila e kurorëzoi pavarësinë tonë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës ngërthen në vete përpjekjet tona shekullore për shtet e barazi ligjore dhe është garantuese e të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, pa dallim gjinie, moshe e përkatësie fetare dhe etnike. Në këto 11 vite, Kushtetuta është sfiduar disa herë edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve, por angazhimi i të gjithë neve duhet të jetë gjithmonë në funksion të realizimit të synimeve të deklaruara në Kushtetutën e Kosovës. Gëzuar 9 Prilli – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë,…