Limaj: Lidhja Prizrenit, frymëzim për gjenerata të tëra

10 qershor 2018 | 13:50

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka marrë pjesë në shënimin e 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Limaj ka thënë së Lidhja e Prizrenit mbetet njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme për kombin shqiptar

“140 vjet më parë delegatë nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën në Prizren për ta themeluar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, lëvizjen më të madhe ushtarake e administrative pas kohës së Skënderbeut. Më 10 qershor të vitit 1878 në Prizren u hodhën themelet e vizionit për çlirimin e trojeve shqiptare të cilat ishin të rrezikuara nga pretendimet e vendeve fqinje”.

“Delegatë nga të gjitha trojet në krye me Ymer Prizrenin, Abdyl Frashërin e Sylejman Vokshin ishin të vendosur që të mos e lejonin copëtimin e mëtejmë të trojeve shqiptare. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte frymëzim për gjenerata të tëra. Si e tillë ajo do të mbetet ndër ngjarjet më të rëndësishme për kombin shqiptar”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 16 people, crowd and outdoorImage may contain: 3 people, suit and weddingImage may contain: 6 people, people smiling, people standing and suitImage may contain: 3 people, people smiling, crowd and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kalaja e Gjirokastrës vazhdon të mbetet atraksioni më i veçantë…