Limaj: Luani i takonte brezit të parë të luftës çlirimtare të Kosovës

06 maj 2018 | 13:00

“21 vjet më parë, në një nga betejat e para të UÇK-së, ra heroikisht dëshmori i kombit Luan Haradinaj. Luani i takonte brezit të parë të luftës çlirimtare të Kosovës”, me këto fjalë e ka përkujtuar zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dëshmorin Luan Haradinaj në 21-vjetorin e rënies së tij.

Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se Veprat e Luanit dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së janë gurthemeli i Kosovës së lirë.

“Republika e Kosovës do t’i nderojë përjetë të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për Luanin dhe të gjithë dëshmorët e tjerë!
Lavdi!”, ka shkruar Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa Premier Ligës po i vjen fundi, këtë të diel…