
Limaj me struktura të Prizrenit në Bjeshkët e Sharrit: Entuziazëm dhe mobilizim për sfidat e radhës
Nisma Socialdemokrate po vazhdon aktivitetet me struktura dhe aktivistë të saj.
Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka njoftuar të ketë kaluar pasditen e së shtunës me struktura dhe aktivistë të Nismës nga Prizreni dhe Dragashi në Bjeshkët e bukura të Sharrit.
“Entuziazëm dhe mobilizim i jashtëzakonshëm kudo i degëve tona anekënd vendit për sfidat e radhës”, ka shkruar kreu i Nismës.
Nisma, thotë Limaj është e gatshme dhe me objektiva të qarta.
Postimi i plotë i Limajt:
Takime parapërgatitore me struktura dhe aktivistë të Nismës nga Prizreni dhe Dragashi në Bjeshkët e bukura të Sharrit. Entuziazëm dhe mobilizim i jashtëzakonshëm kudo i degëve tona anekënd vendit për sfidat e radhës. Nisma është e gatshme dhe me objektiva të qarta.
#nejemigati #nismasocialdemokrate