Limaj merr përkrahje edhe në Kaçanik

28 janar 2021 | 11:52

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mbrëmë ka qëndruar në konakun e Behgjet Koxhës në Kaçanik, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me bashkëluftëtarë dhe të rinj që kanë vendosur për të përkrahur kauzën e tij për një zë të fuqishëm për Çlirimtarët në Parlament dhe kudo nëpër agjendat politike, vendore e ndërkombëtare.

“U jam mirënjohës dhe falënderues bashkëluftëtarëve e mbështetësve tanë të rinj në Kaçanik, për gatishmërinë e tyre për të mbështetur Nismën për zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe për rreshtimin krah kauzës zonë për Çlirimtarët, për të mbrojtur të vërtetën tonë kombëtare dhe historike”, ka thënë Limaj gjatë këtij takimi me bashkëluftëtarë në Kaçanik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin në mënyrë të plotë…