Limaj: Miratimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, lajm i mirë për Kosovën

04 dhjetor 2020 | 15:44

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas miratimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Ai ka thënë ky është një lajm shumë i mirë për vendit dhe se tani mundësohet që qytetarëve të Kosovës dhe bizneseve t’u shpërndahen afro 600 milionë euro në forma të ndryshme për të tejkaluar krizën e shkaktuar nga pandemia.

“Institucionet e vendit e kanë për obligim që në këto ditë të vështira të ballafaqimit me Covid-19, të jetë sa më afër qytetarit dhe në mbështetje të këndelljes së zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”

Postimi i plotë i Limajt:

Urime qytetarëve të Kosovës, miratimi i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike!

Miratimi i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike është një lajm shumë i mirë për vendin. Përgëzoj grupet parlamentare që konform përgjegjësive që kanë, sot i dhanë dritën jeshile miratimit këtij ligji të rëndësishëm, me qëllim që tu ofrojmë qytetarëve dhe bizneseve mbështetjen e domosdoshme në këtë kohë të vështirë pandemie.

Ky ligj mundëson që qytetarëve të Kosovës dhe bizneseve t’u shpërndahen afro 600 milionë euro në forma të ndryshme për të tejkaluar këtë krizë.

Institucionet e vendit e kanë për obligim që në këto ditë të vështira të ballafaqimit me Covid-19, të jetë sa më afër qytetarit dhe në mbështetje të këndelljes së zhvillimit ekonomik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe deputeti i…