Limaj: Mujë Krasniqi dhe dëshmorët e kombit janë më meritorët për lirinë e Kosovës

14 dhjetor 2021 | 13:46

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e orëve të para të UÇK-së, Mujë Krasniqin, i cili së bashku me 41 luftëtarë ka rënë heroikisht 23 vjet më parë.

Limaj ka thënë se komandant “Kapuçi” dhe të gjithë dëshmorët e kombit janë më meritorët për lirinë të cilën sot e gëzojmë.

“Sot kujtojmë me pietet të lartë bashkëluftëtarin tim, Mujë Krasniqi, në 23-vjetorin e rënies heroike. Mujë Krasniqi- ‘Kapuçi’, ra heroikisht së bashku me  41 bashkëluftëtarë të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar. Muja dhe të gjithë dëshmorët e kombit janë më meritorët për lirinë të cilën sot e gëzojmë. Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij të rënë para 23 vitesh, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësuese së Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi ka…