Limaj në Shqipëri shpalos objektivat e Kosovës në dialogun me Serbinë (Foto)

12 shtator 2018 | 16:24

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Famir Limaj, gjatë vizitës në Shqipëri është takuar me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.

Limaj në takime të ndara me drejtuesit shtetërorë dhe partiakë, ka thënë se kanë diskutuar për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

“Shteti shqiptar e ka ndihmuar dhe mbështetur Kosovën gjithmonë në mënyre vëllazërore dhe kjo mbështetje na u ofrua edhe sot nga drejtuesit e shtetit shqiptar dhe partitë politike në Shqipëri. Në takime të ndara sot takuam presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramos Ruçi, ish-presidentët Sali Berisha e Rexhep Mejdani si dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Temë qendrore e këtyre takimeve ishte faza finale e dialogut Kosovë-Serbi. Ishte konstatim i përbashkët që Kosova duhet të hyjë në këtë proces sa më e përgatitur dhe unike para fillimit të kësaj faze të rëndësishme për vendin”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Limaj ka thënë se në fazën finale të dialogut duhet të udhëhiqen nga deklarata e pavarësisë së Kosovës, Kushtetuta dhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Në këto takime përçuam mesazhin se të gjithë duhet të jemi bashkë dhe se dialogu me Serbinë nuk është çështje me të cilën kalkulohet në vota. Në dialogun Kosovë-Serbi ne udhëhiqemi nga deklarata e pavarësisë, nga Kushtetuta e vendit si dhe nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Sa i përket fazës finale me Serbinë, Kosova hyn në këtë fazë me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, e cila nënkupton njohjen e Kosovës si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtarë”, ka shkruar Limaj.

/Epoka e re/

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and suitImage may contain: 2 people, people standing and suitImage may contain: 5 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 2 people, people sitting, suit and indoorImage may contain: 6 people, people sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku është…