Limaj njofton se në Malishevë është shënuar viktima e parë nga koronavirusi

08 prill 2020 | 21:25

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka lajmëruar për viktimën e parë nga Komuna e Malishevës si pasojë e koronavirusit.

Limaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka njoftuar se në bazë të informacioneve të fundit një grua e infektuar nga Malisheva ka vdekur.

“Dua ta ngushëllojë familjen e së ndjerës me këtë rast”, ka thënë ai.
I pari i Nismës Socialdemokrate thotë se numri i madh i të prekurve në Malishevë lidhet me numrin e madh të qytetarëve nga kjo komunë që jetojnë në Itali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se nuk janë…