Limaj përkrahët fuqishëm në një fshat të Vushtrrisë

25 janar 2021 | 23:15

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë mbështetje të madhe nga bashkëluftëtarë në qytetin në një fshat të Vushtrrisë.

Limaj ka thënë se pikërisht ky qytet është dëshmia më e mirë se kauza jonë po kthehet në një lëvizje, për një zë të fuqishëm të vlerës së UÇK-së në Parlament.

“Bashkëluftëtarët tanë në Dubofc dhe në përgjithësi në Vushtrri, janë duke u mobilizuar fuqishëm krah nesh dhe projektit tonë në mbrojtje të vlerave më sublime të kombit, vlerave të familjeve patriotike që ndër vite kanë dhënë shumë për Kosovën”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Më tutje, ai ka thënë se pavarësisht bindjeve partiake me përkrahjen e bashkëluftëtarëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, kauzën tonë që kemi nisur do ta çojmë përpara, deri në Parlament dhe kudo në institucionet e Republikës sonë.

Postimi i plotë:

Vushtrria është dëshmia më e mirë se kauza jonë po kthehet në një lëvizje, për një zë të fuqishëm të vlerës së UÇK-së në Parlament.

Komuna e Vushtrrisë po kthehet në një vatër të përkrahjes së projektit tonë për zgjedhjet e parakohshme. Bashkëluftëtarët tanë në Dubofc dhe në përgjithësi në Vushtrri, janë duke u mobilizuar fuqishëm krah nesh dhe projektit tonë në mbrojtje të vlerave më sublime të kombit, vlerave të familjeve patriotike që ndër vite kanë dhënë shumë për Kosovën.

Pavarësisht bindjeve partiake me përkrahjen e bashkëluftëtarëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, kauzën tonë që kemi nisur do ta çojmë përpara, deri në Parlament dhe kudo në institucionet e Republikës sonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ruzhdi Kurtishaj, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike…