Limaj përkujton Rugovën në 13-vjetorin e vdekjes

21 janar 2019 | 12:42

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka përkujtuar ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 13 vjetorin e vdekjes së tij.

Limaj ka thënë se presidenti Rugova do të mbahet mend për kontributin e dhënë për pavarësinë e Kosovës.

Me veprimtarinë e tij politike dhe rezistencën paqësore, presidenti Rugova thotë Limaj u bë prijës i qytetarëve të Kosovës në vitet e nëntëdhjeta pas kolapsit të regjimit komunist jugosllav.

“Sot bëhen 13 vjet nga vdekja e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova do të mbahet mend për kontributin e dhënë për pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri ndeshjen janë zhvilluar në NBA. Skuadra e Clippers fitoi…