Limaj: Po përpiqemi të tregojmë që Nisma bën politikë ndryshe

27 tetor 2018 | 18:39

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në vazhdën e takimeve që po i mban me strukturat e partisë nëpër komunat e Kosovës, sot nga qyteti i Skenderajt kërkoi mobilizim. 

Ai ka thënë që Nisma në Prishtinë e ka kryer detyrën e saj ndaj Skenderajt dhe Drenasit, dhe që tash pret që këto të fundit të fuqizohen.

“Po përpiqemi aty ku jemi ku kemi përgjegjësi, për të quar sinjale, për të treguar që jemi ndryshe që bëjmë një politikë ndryshe, për të treguar që demonstrojmë një vizion tjetër, por kjo është e pamjaftueshme për të dalë aty ku duam. Andaj duhet të fuqizohemi “, ka thënë Limaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka shënuar fitore 4:1 ndaj Cardiff Cityt, në ndeshjen…