Limaj: Projekti për mbrojtjen e vlerave kombëtare po merr mbështetje

22 janar 2021 | 11:43

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në vazhdën e takimeve mobilizuese për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, me ish-bashkëluftëtarë të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetës të Nismës, mbrëmë ka mbajtur takime në Korishë të Prizrenit.

Limaj ka thënë se projekti i Nismës Socialdemokrate për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kombëtare është duke marrë mbështetje tejet të madhe në Prizren dhe anekënd vendit.

“Bashkëluftëtarëve, familjarëve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe të rinjve tanë në Korishë të Prizrenit dhe gjithë vendin, u jam tejet mirënjohës e falënderues për angazhimin e madh që kanë bërë për Nismën ndër vite dhe për gatishmërinë e tanishme për tu rreshtuar në rrugën e duhur krah projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka deklaruar se institucioni që…