Limaj: Rajoni i Dukagjinit sot tregoi qartë se është rreshtuar fuqishëm krah çlirimtarëve 121
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur sot tubim elektoral në qytetin e Gjakovës.
Ai ka thënë se rajoni i Dukagjinit sot tregoi qartë se është rreshtuar fuqishëm krah çlirimtarëve 121.
“Dukagjini do të votoj për kauzën tonë “Me Çlirimtarët”, sepse vota për numrin 121, është votë për një zë të fuqishëm të Nimës në Parlament, votë për mbrojtjen e vlerave të Dukagjinit dhe për rikthimin e së vërtetës së lavdishme të kombit tonë”.

“U jemi shumë mirënjohës mbështetësve tanë socialdemokratë në këtë Rajon, për përkrahjen e madhe që po i japin Nismës dhe kauzës sonë për zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka thënë Limaj.
Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, njëherësh edhe kandidat për deputet, Fazli Hoxha, ka thënë se kauza ‘Me Çlirimtarët’ është duke marrë mbështetje në gjithë Kosovën.
Ai ka ftuar qytetarët e Gjakovës që ta votojnë Nismën më 14 shkurt.





