Limaj reagon për policin e vrarë: Organet kompetente ta zbardhin këtë rast

28 janar 2020 | 23:45

“I trishtë lajmi për humbjen e jetës së një polici dhe plagosja e dy policevë tjerë në krye të detyrës nga shpërthimi i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit gjatë një aksioni policorë”, ka thënë kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në reagimin e tij për media.

Ai ka thënë se askush nuk mund dhe nuk guxon të pengojë Policinë e Kosovës të kryejë detyrën e saj.

“Bëj thirrje që organet kompetente ta zbardhin këtë rast sa më shpejtë dhe të vënë para drejtësisë kryesit e këtij akti. I shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes se policit që ka ndërruar jetë, Policisë së Kosovës, ndërsa të lënduarve iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Limaj në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se me dhimbje…