Limaj: Shërim të shpejtë kryeministrit dhe qytetarëve të prekur me Covid-19

03 gusht 2020 | 12:00

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Avdullah Hoti, pas infektimit të tij me Covid-19.

Limaj shërim të shpejt iu ka uruar edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës të prekur me virus.

Ai ka bërë thirrje edhe një herë që të respektohen në përpikëri rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

“I uroj shërim të shpejtë kryeministrit të Kosovës, z. Avdullah Hoti pas infektimit me COVID-19. Uroj që ai dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët janë prekur nga ky virus ta kalojnë sa më lehtë këtë sfidë. Iu bëj thirrje edhe një herë qytetarëve të Kosovës që të respektojnë në përpikëri rekomandimet e institucioneve shëndetësore, të përdorin masat mbrojtëse nga ky virus, sepse vetëm kjo është rruga më e mirë për t’u mbrojtur nga COVID-19.”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në “Facebook”.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanabidoli që vjen nga kanabisi mund të ndihmojë në trajtimin…