Luftës kundër Covid-19 i bashkohet një aleat i ri

03 gusht 2020 | 12:00

Kanabidoli që vjen nga kanabisi mund të ndihmojë në trajtimin e inflamacionit të rrezikshëm të mushkërive të shkaktuar nga Covid-19. Shkencëtarët zbuluan se infeksioni akut në pacientët Covid-19 është i lidhur me fenomenin që njihet si “superstuhia” e citokinës, e cila bën që të shfaqen simptomat e etheve, kollës, dhimbjeve të muskujve. Këto raste ekstreme të inflamacionit mund të çojnë në pneumoni të rëndë, të cilat bllokojnë mushkëritë, e bëjnë frymëmarrjen të vështirë ose të pamundur. Prandaj, një nga strategjitë e rëndësishme që shkencëtarët po studiojnë në luftën kundër COVID-19 është ulja e inflamacionit.

Studiuesit e Universitetit të Nebraskës dhe Instituti i Kërkimeve Biomjekësore të Teksasit publikuan një studim, gjatë të cilit ata zbuluan se disa kanabinoide në bimën e kanabisit kanë veti anti-inflamatore, veçanërisht CBD. Ai nuk krijon efektet psorotropike çorientuese të shoqëruara me THC kimike më të zakonshme të kanabisit. FDA tashmë e ka aprovuar atë si të sigurt për fëmijët me epilepsi ndërvepruese.

Për më tepër, studiuesit në Kolegjin Mjekësor të Xhorxhias në Universitetin Augusta sugjerojnë që CBD mund të ndihmojë pacientët që po tregojnë shenja të problemeve me frymëmarrjen, të shmangin ndërhyrjet ekstreme si ventilimi mekanik dhe vdekja nga sindromi akut i çrregullimit të frymëmarrjes. Studiuesit sugjerojnë që CBD mund të ndihmojë duke ulur prodhimin e citokinës pro-inflamatore. Duke zvogëluar citokinat specifike si interleukin (IL) -6, IL-1b, dhe IL-17, mund të mundë inflamacionin duke i dhënë fund problemeve të frymëmarrjes. CBD minimizoi ndjeshëm indikatorët si citokinat që nxisin inflamacionin, pasi përmirësoi nivelin e oksigjenit në gjak dhe mundësoi që mushkëritë të rikuperohen nga dëmtimet strukturore.

Studimet laboratorike tregojnë se CBD e pastër mund të ndihmojë mushkëritë të rikuperohen nga inflamacioni dhe të rikthejë nivelet më të shëndetshme të oksigjenit në gjak. Gjithashtu, shkencëtarët pranuan se kërkohet më shumë punë, përfshirë provat klinike, për të përcaktuar dozën optimale dhe kohën e përdorimit të CBD në trajtimin COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komentatorja e parë sportive shqiptare Qeqa Krelani numëron dy dekada…