Moderatorja e sportit në RTK “shpërthen” ndaj kolegeve: Janë kukulla

03 gusht 2020 | 11:56

Komentatorja e parë sportive shqiptare Qeqa Krelani numëron dy dekada si gazetare profesioniste në Kosovë dhe e ka konsideruar televizionin terrenin e saj të sigurt.

Së fundmi, ajo ka reaguar lidhur me debatin për veshjet provokuese apo zhveshjen në ekran të moderatoreve të sportit.

E pyetur për “Panorama plus”, ajo ka deklaruar se moderatoret e sportit që dalin vetëm si kukulla gjithçka janë, vetëm moderatore sporti nuk janë.

Qeqa ka theksuar se ajo vetë është me 19 vite karrierë në Radio Televizionin e Kosovës dhe punën nuk ia ka dhënë as partia dhe as shefat.

“Unë nuk jam moderatore sporti. Unë jam gazetare me 19 vite karrierë në Radio Televizionin e Kosovës. Punën nuk ma ka dhënë as partia, as shefat, prandaj nuk kam asnjë ndërhyrje që të më dizajnojnë sesi duhet të dukem e të flas. Por përderisa ia paguaj taksat këtij vendi deri në centin e fundit, kam të drejtë të vishem dhe të dukem siç dua unë. Mirëpo, për moderatoret e sportit që dalin vetëm si kukulla dhe brenda 1 ore emision gjithçka thonë është “birra…” dhe “butiku filani”, ato gjithçka janë, vetëm moderatore sporti nuk janë”, tha Krelani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bilanc tragjik gjatë një stërvitje ushtarake në Shtetet e Bashkuara…