Limaj: Sot, qytetari vendos për Kosovën
28 dhjetor 2025
| 12:19
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka votuar për zgjedhjet paralamentare.
Ai ka theksuar se sot është dita e vendimit.
“Dita kur zëri i qytetarit merr drejtim dhe përgjegjësi për Kosovën. Me votën e sotme përcaktohet rruga e Kosovës për vitet që vijnë: funksionimi i institucioneve, stabiliteti dhe zhvillimi i vendit”.
“Është ditë përgjegjësie, guximi dhe shprese, për një Kosovë më funksionale, më të sigurt dhe me perspektivë. Kjo e drejtë është fituar me sakrificë dhe duhet shfrytëzuar me ndërgjegje. Sot, qytetari vendos për Kosovën”, ka shkruar Limaj në Facebook pas votimit.



