Limaj thotë se shteti do të ofrojë mundësi për punësim

04 maj 2018 | 17:52

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj i shoqëruar edhe nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, kanë vazhduar të premten takimet me familjet përfituese të asistencës sociale.

Më qëllim të jetësimit të projektit për punësimin e një anëtari të secilës familje që nuk e kanë asnjë të punësuar, Limaj dhe Reçica kanë mbajtur një tubim me familjet që ndodhën në skemën sociale në qytetin e Gjilanit.

Zëvendëskryeministri Limaj ka thënë se është i vetëdijshëm se sa vështirë e kalojnë muajin dhe me çka ballafaqohen familjet të cilat nuk e kanë asnjë anëtar të punësuar, megjithatë është shprehur i bindur se shteti do të ofrojë mundësinë për punësim të gjithë atyre që duan të punojnë.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës i ka ftuar që të shkojnë në qendra të aftësimit profesional dhe të aftësohen për punë.

“Ne e dimë problemet më të cilat ballafaqoheni dhe shqetësimet që keni. Secili e keni nga një histori të veçantë familjare, por në fund emëruesi është i përbashkët; asnjëri nuk jetoni mirë. Unë nuk jam fort ithtar për të folur për probleme, por qysh më i zgjidhë këto probleme. Jemi këtu për të marrë mbështetjen e juaj. Ne bashkë duhet për të dalë nga kjo situatë e cila është e vështire për ju. MPMS-ja dhe Qeveria e Kosovës e ka futur në agjendë kryesore familjet që kanë mundësi për punë ta kenë nga një anëtar të punësuar”, ka thënë Limaj.

E nga ana e tij, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë se MPMS është e përkushtuar në zbatimin e normave ligjore dhe hartimin e politikave në rritjen e punësimit.

Projektin çdo familjet nga një të punësuar, Limaj e kishte prezantuar në fushatën për zgjedhjet nacionale të vitit 2017. Takime të ngjashme ditë më parë janë zhvilluar në Prizren, Ferizaj dhe Suharekë. Këso takime do të vazhdojnë të mbahen edhe në komunat tjera.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Karatesë e Serbisë ka njoftuar se në Kampionatin…