
Limaj ‘thumbon’ AAK-në për qëndrimin ndaj Hekuran Muratit: Po shtohet numri i abstenuesve, mirë është puna
22 gusht 2025
| 13:23
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se është normale që një kryetar i Kuvendit, i cili ka shumicën, të trajtohet me respekt dhe seriozitet, ashtu siç ka qenë gjithmonë.
Ai ka thënë se kjo duhet të ndodhë edhe disa ditë përpara votimit.
Limaj gjithashtu ka përmendur se shtimi i numrit të abstenuesve është një zhvillim pozitiv për situatën aktuale.
“Karakterin e tij, karakteristikat e tij dhe kjo është normaliteti, kushdo që të jetë duhet para dy tre ditëve përpara që e ka shumicën një kryetar i Kuvendit ku trajtohet sikurse ka qenë gjithmonë. Po shtohet numri i abstenuesve mirë është puna”, ka thënë Limaj.