Limaj tregohet i ashpër me opozitën: Është futur në kurthin e Kurtit

02 shkurt 2024 | 11:49

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur në lidhje me opozitën kosovare karshi kryeministrit Albin Kurti.

Limaj ka vlerësuar se opozita ka rënë në kurthin e Kurtit. Duke folur për “Blicin”, Limaj ka theksuar se opozita parlamentare i ka ndjekur temat e Kurtit, ndërsa nuk ka arritur “që të ndërtojë një kauzë”.

“Mendoj se opozita ka vëzhguar e përgjumur veprimet e kësaj qeverie. Fatkeqësisht, opozita është futur në kurthin e zotit Kurti, tash e tri vite opozita nuk ka arritur me pas një temë të saj. Tash e tri vite opozita parlamentare i ndjek temat e zoti Kurti, vrapon pas temave të tij në vend që të ndërtojë një kauzë, të hapë tema që janë të rëndësishme dhe me interes për vendin, ajo mjaftohet me reagime me fjalime të shkurtra në parlament, me disa statuse në rrjetet sociale dhe kaq përfundon. Dhe fatkeqësisht, jo rastësisht një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës, po flas opozitarë, ndihen të papërfaqësuar, iu mungon zëri i tyre për t’u ngritur në parlament dhe jashtë tij, për t’i paraqitur shqetësimet dhe ky është realiteti”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ka thënë se ndihet shumë i…