Limaj: Ua uroj nga zemra Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë
Kryetari i Nismës Socialdemokrats, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët për festën e Fitër Bajramit.
Limaj shkruan se në këtë ditë feste, uroj që mirësia, solidariteti dhe paqja të jenë përcjellëse e motivuese për një jetë më të mirë për të gjithë ju dhe familjet tuaja.
Postimi i plotë:
Një ditë më parë ishte dita e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjithë atyre që kanë agjëruar i uroj t’u jetë pranuar agjërimi.
Pas këtij muaji të Shenjtë të Ramazanit, i cili është simbol i sakrificës dhe i përkushtimit ndaj Zotit, sot agimi na zgjoi bashkë me festën madhe të Fitër Bajramit, të cilën ua uroj nga zemra të gjithë̈ besimtarëve myslimanë.
Në këtë ditë feste, uroj që mirësia, solidariteti dhe paqja të jenë përcjellëse e motivuese për një jetë më të mirë për të gjithë ju dhe familjet tuaja. Urime!
F.L



