
Limaj në Fushë-Kosovë, shprehet i kënaqur me mobilizimin e anëtarësisë
15 janar 2021
| 23:23
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në familjen e Halim Krasniqit nga fshati Bardh i Vogël në Fushë-Kosovë.
“Me qytetarët e këtij rrethi diskutuam për rëndësinë e projektit të Nismës Socialdemokrate për mbrojtjen e vlerave tona kombëtare”.
“Jam tejet i kënaqur që dega jonë në Fushë-Kosovë është mobilizuar fuqishëm për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.