Limaj: Vendimi i Komitetit LIBE për vizat, lajm i mirë për Kosovën

30 gusht 2018 | 11:15

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se vendimi i Komitetit LIBE pro liberalizimit të vizave është një hap tjetër drejt përfundimit të këtij procesi.

“Votimi pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme – LIBE, është lajm i mirë për qytetarët e Kosovës. Votimi i sotëm shënon një tjetër hap në rrugën drejt liberalizimit të vizave. Me votimin e sotëm konfirmohet edhe njëherë se vendi ynë i ka përfunduar të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave. Qytetarët e Kosovës e meritojnë t’u hiqet izolimi dhe të lëvizin lirshëm në zonën Schengen”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përshëndetur votimin…