Limaj vizitë zyrtare në Gjermani

16 maj 2019 | 23:47

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, kryetari i Nismes ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Gjermani.

Mësohet se Limaj gjatë ditës se nesërme do të zhvilloj disa takime të rëndësishme në Parlamentin gjerman si dhe në zyrën e kancelarisë gjermane dhe në Ministrinë e Jashtme.

Vizita e Limajt në Gjermani është konfirmuar edhe nga zyra e këtij të fundit, por pa dhënë shumë detaje.

Kjo vizitë e Limaj po ndodhë vetëm disa ditë pas mbajtjes se samitit të Berlinit të organizuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron./gazeta Express/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jonida Maliqi me “Ktheju tokës” ia ka dalë që të…