Limaj zotohet: Qeveria do t’i mbështes prodhuesit për të hapur vende të punës

07 maj 2019 | 13:41

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, kanë vizituar fabrikën për prodhimin e veshjeve “TexCo”.

Limaj është ndarë i kënaqur me punën që zhvillohet në këtë fabrike, por edhe për faktin se 95% e punëtorëve në këtë fabrikë janë gra.
Prodhimet e kësaj fabrike kanë destinacion tregjet ndërkombëtare dhe kjo, sipas Limajt, dëshmon se edhe në Kosovë mund të prodhohet tekstil dhe prodhime tjera me kualitet të lartë.

“Krejt ky prodhim që bëhet në këtë fabrike, është për eksport dhe kjo tregon që me një angazhim të përbashkët me krijimin e klimës për investime dhe me mbështetjen që duhet t’i jepet biznesit mundësitë për zhvillim janë të mëdha në vendin tonë. Janë dhjetëra fabrika në Kosovë të cilat po depërtojnë në tregjet botërore”, ka thënë Limaj.

Ai është zotuar se Qeveria e Kosovës do të mbështes me politikat e saj fiskale për të mundësuar sa më shumë investitor dhe për të mundësuar punësime të më shumë njerëzve.

Me tutje, Limaj ka thënë se pronari i kësaj kompanie është jashtëzakonisht kënaqur me punën e punonjësve të kësaj fabrike

“Punonjëset e kësaj fabrike po tregojnë përkushtim punë, mësojnë shpejt dhe siç e tha edhe pronari punën që e bëjnë ato është vështire të bëhet diku tjetër nga duart e tyre të vyera”, ka shtuar Limaj.

Nga ana e tij, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se prodhimet e saj kjo kompani i eksporton në shtetet e Bashkimit Evropian, e që këto produkte shitet me etiketën Republika e Kosovës.

“Ne si qeveri e Kosovës jemi të përkushtuar t’iu dalim në ndihmë bizneseve me aftësimin e punëtorëve që të jenë sa më të konkurrueshëm”, ka thënë Shala.

Edhe pronari i kësaj fabrike, Yusuf Eldelekiloglu, është ndarë i kënaqur me punën në këtë fabrike.

Ai ka thënë se brenda një periudhe të shkurtër synojnë ta dyfishojnë numrin e punëtoreve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot janë…