LIMAK obligohet t’i kthejë punëtorët e larguar nga puna brenda tetë ditësh

09 prill 2020 | 11:28

Inspektorati i punës ka marrë vendim që t’i kthejë në vendet e punës të gjithë të larguarit nga LIMAK. Sipas këtij vendimi, LIMAK obligohet që ta anulojë vendimin për mosvazhdimin e kontratave brenda 8 ditëve për 23 (njëzet e tre) punonjësit e poshtëcekur:

Elfete Gashi, Ramize Grajçevci, Naser Hajdari, Mergime Aliçkaj, Elizabete Hoxha, Asdrem Mustafaj, Bukurije Mziu, Kumrije Gashi,  Zelhane Bislimi, Emine Jashanica, Helidona Maliqi, Violeta Kelmendi, Shqipe Kelmendi, Agneta Dragaj, Gentian Syla, Arben Binaku, Andi Binaku, Sebahate Toverlani, Seide Bunjaku,  Fidaij Avdullahi, Fexhrije Lushtaku, Jehona Ramadani dhe Hanife Sogojeva.

Gjithashtu, LIMAK obligohet që, po ashtu, në një afat prej 8 ditësh t’i anulojë edhe njoftimet për mosvazhdimin e kontratave të punës për 28 (njëzet e tetë) punonjësit:

Blerim Zharku, Qamil Muqolli, Zejnepe Bekteshi, Hamëz Kryeziu, Faton Gërguri, Agron Mejzinolli, Sami Hasolli, Venas Sinani, Bajram Berisha, Besnik Elshani, Besnik Ademi, Irfan Sadriu, Afrim Aliqkaj, Vigan Isufi, Besfort Shala, Valdrin Fejza, Murat Syla, Bashkim Rama, Florim Xhema, Bajram Krasniqi, Visar Xhekaj, Yll Derguti, Irfan Krasniqi, Rinor SogojevaVioleta Aliu, Endi Bujupi, Anda Korqa dhe Fitore Bina.

Ndërsa Ankesa e LIMAK nuk mund ta shtyjë vendimin e Inspektoratit të Punës së Republikës së Kosovës. Inspektorati i Punës në këtë vendim ka konstatuar një varg shkeljesh nga LIMAK gjatë njoftimit të punonjësve për shkëputjen e Kontratave.

Ndër të tjera, në këtë vendim thuhet se LIMAK nuk ka arritur të dëshmojë se largimi i punëtorëve kishte të bënte me probleme financiare pasi që i njëjti nuk ka ofruar dëshmi për probleme të tilla.

Shkelje tjetër procedurale LIMAK kishte bërë kur kishte autorizuar Basri Zuka që t’i nënshkruante vendimet për mosvazhdimin e kontratave, pasi që i njëjti në përshkrimin e detyrave të tij nuk ishte paraparë edhe kjo kompetencë.

Basri Zuka në përshkrimin e detyrave të tij është përgjegjës vetëm për rekrutimin e punonjësve por, jo edhe për nënshkrimin e vendimeve për shkëputje të kontratave.

Gjithashtu, Inspektorati i Punës ka konstatuar se të gjithë të larguarit nga puna janë anëtarë të Sindikatës së Pavarur ANP “Adem Jashari” të cilët ishin pjesëmarrës në grevën e organizuar më 19, 20, 21 gusht 2019 ku ata kërkuan trajtim të barabartë dhe kushte më të mira të punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një shkrim publikuar…