Linda Halimi befason me deklaratën: Kam kërkuar vet të dal nga Big Brother Vip Kosova

08 shkurt 2024 | 15:04

Një deklaratë e papritur ka ardhur nga ish-banorja e edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Kosova’, Linda Halimi.

Linda ka befasuar teksa është shprehur se ka kërkuar vet largimin nga shtëpia, duke thënë se nuk është larguar nga votimi i publikut.

Në një live në rrjetin social TikTok, Linda ka shpjeguar se vendimi për t’u larguar nga reality shoë ka qenë i saj vetëm dhe se ka pasur arsye personale për këtë zgjedhje.

“Nuk mund të thuash se publiku më ka detyruar të largohem, pasi vendimi ishte plotësisht im,” tha Linda, duke e bërë të qartë se kjo ishte zgjedhje e këngëtares për të dalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…