Lindje cezariane në ShBA, mjekët i çajnë foshnjës fytyrën me gërshërë

20 qershor 2021 | 16:34

U deshën 13 qepje për të mbyllur të çarën e thellë në faqen e majtë të një foshnje në Denver të Kolorados që erdhi në jetë me lindje cezariane.

Të afërmit e vajzës së porsalindur janë të tronditur.

“Mbesa ime sapo lindi ka nevojë për kirurg plastik, kjo është e tmerrshme”, ka thënë gjyshi i vogëlushes, Walter Williams për “Fox 31”.

Ndërsa babai i foshnjës, Damarqus Williams është shprehur se vajza e tij grindet shumë, qan dhe duket që nuk është e qetë.

Sipas tij dhe nënës së fëmijës, plani ishte një lindjeje natyrale. Por mjekët i kishin dhënë Reazjhanas një pilulë për të përshpejtuar lindjen, ka thënë ajo, dhe brenda pak minutash e dërguan me urgjencë në sallë për lindje cezariane.

Pas procedurës, në vend që të gëzonin lindjen e fëmijës së tyre, çifti mbeti zemërthyer kur pa plagën shpërfytyruese të saj. Mes lotësh, familjarët kërkojnë që mjekët përgjegjës të japin llogari për ngjarjen tronditëse, një episod ky që konsiderohet vërtet tejet i rrallë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës në Rusi ka thënë se punëtorët, të…