Linjë kabllore nënujore Shqipëri – Egjipt, cilat janë përfitimet ekonomike

06 shkurt 2024 | 13:18

Ndërtimi i linjës direkte kabllore nënujore Shqipëri – Egjipt parashikohet të sjellë impakt pozitiv për ekonominë shqiptare, duke marrë në konsideratë hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijimin e mundësive të reja të digjitalizimit.

Marrëveshja e nënshkruar dje mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë së info-komunikimit me qendër në Budapest 4iG vjen pas arritjes së dakordësisë së kësaj të fundit me kompaninë Telekom Egjipt në tetor të vitit që shkoi.

Në atë kohë kompanitë njoftuan detajet, duke bërë me dije se sistemi do të jetë me kapacitet të lartë, teksa Shqipëria do të jetë një nga portat dhe pikat kryesore të hyrjes në Evropën Lindore.

“E mbështetur me një infrastrukturë tokësore të siguruar ndërkufitare, ajo do të lehtësojë lidhjen e mëtejshme dhe aksesin në destinacione të ndryshme kryesore”, u bë me dije në atë kohë.

Pritshmëritë për përdorimin e kësaj linje nga investitorët janë të mëdha, duke qenë se synojnë të fitojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut të madh dhe me rritje të shpejtë të trafikut të të dhënave midis Evropës dhe Azisë, si dhe midis Evropës dhe Afrikës Lindore.

Përveç pikave të shumta potenciale në Evropën Lindore, me një model të hapur aksesi dhe njësi me degëzime të shumta, sistemi do të ngritur si një pikë e re hyrëse, kabllore, evropiane me një kalim tranziti të ndryshëm krahasuar me rrugët tashmë ekzistuese mesdhetare drejt pikës kryesore të internetit, të ngjashme me ato në Frankfurt.

Investimi vlerësohet nga 100 – 115 mln euro, ndërkohë që përveç përfitimeve ekonomike, ai ka shkuar në të njëjtën linjë me politikat për zhvillimin e teknologjisë dhe digjitalizimit në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja për media e politikanit të burgosur rus, Aleksei Navalny,…