Lionel Messi magjik, shënon dy supergola në fitoren e Inter Miamit

02 mars 2026 | 11:56

Inter Miami ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Orlando City, sfidë ku shkëlqeu Lionel Messi.

Ylli argjentinas po vazhdon ta dëshmon kualitetin, derisa realizoi dy herë në fitoren 2-4.

Fillimisht, tetë herë fituesi i Topit të Artë shënoi supergol nga distanca për ta barazuar rezultatin (57’).

Ndërkohë, në minutën e fundit të ndeshjes realizoi një eurogol nga gjuajtja e lirë për epilogun përfundimtar 2-4 (90’).

Për Inter Miamin kjo ishte fitorja e parë në MLS, ngase në sfidën e parë kishin pësuar humbje befasuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një video që përmbledh raste…