Lipjani përfiton dhjetë projekte nga MAPL-ja

02 gusht 2023 | 14:37

Komuna e Lipjanit ka fituar dhjetë projekte nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në kuadër të Grantit të Performancës. Me këtë rast kryetari  i kësaj komune, Imri Ahmeti dhe ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, kanë inspektuar të mërkurën implementimin e disa projekteve.

Fillimisht, ata kanë vizituar sallën sportive në shkollën e mesme e ulët “Ismail Luma” në Lipjan dhe disa të tjetra në fshatin Banullë. Nga aty, Ahmeti e ka falënderuar Krasniqin për mbështetjen në realizimin e projekteve të përbashkëta. Ai ka thënë se në kuadër të Grantit të Performancës, Lipjani i ka fituar 10 projekte.

“Sot në vizitë në punën që po zhvillohen e kemi ministrin Elbert Krasniqi për t’i vizituat projektet që janë në kuadër të Grantit të Performancës. Është mirë që po realizohen me kohë dhe e falënderoj ministrin Krasniqi për kohën e ndarë që të jetë në vizitë në projektet që janë në bashkëfinancim me MAPL-në”, është shprehur Ahmeti.

Ndërsa ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, ka thënë se projektet e financuara nga kjo ministri do të përfundojnë brenda këtij viti dhe se Komuna e Lipjanit do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme.

“E dini se si qeveri kemi filluar me këto programet për sporte dhe sigurisht se kjo do të ndikojë drejtpërdrejt… Komuna e Lipjanit është përfituese e grantit dhe është një nga komunat që ka pasur mbështetje të vazhdueshme. Sipas projekt-menaxherëve projektet do të përfundojnë brenda këtij viti dhe do të ftohemi të gjithë dhe ta shohim punimet e përfunduara”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i lëndëve të pazgjidhura në fushën civile nëpër gjykatat…