Liria e shprehjes është e shoqëruar me përgjegjësi

28 prill 2020 | 08:23

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, në emisionin Pressing në T7 ka komentuar deklaratat e ish-këshilltarit politik të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, për krimet e luftës. Matoshi ka thënë se një person që mban pozitë publike ka përgjegjësi për ato që thotë ndryshe prej atij që është në shoqëri civile.

“Si person publik të kufizohen disa liri. Unë si anëtar i shoqërisë civile erdha nga mediat si këshilltar politik. Prej aty më është dashur të ndërroj qasje dhe të hetoj si shkon qeverisja. Liria e shprehjes është e shoqëruar me përgjegjësi.

Gashi këtë hulumtim ka mundur ta thotë nga një pozitë tjetër. E ka thënë para dhjetë vjetëve, kinse organizata UÇK ka kryer krime. Atëherë ka mundur ta thotë se nuk ka qenë pjesëtar i institucioneve. Kjo nuk ka kuptim. Nuk mund të barazohen sulmuesit me ata që mbrohen. Serbia mund t’i dokumentojë të gjitha krimet. Ata kanë qenë në institucione. Ne nuk kemi pasur qasje. Ju kujtohet rasti ‘Panda’, ku Serbia organizoi vrasjen e të rinjve serbë në Pejë për t’ia lënë fajin UÇK-së kinse po vret fëmijë”, ka shtuar Matoshi, duke veçuar ndërkohë disa karakteristika të qeverisë së Millosheviqit.

“Duhet të kujtojmë se partia socialiste serbe, në krye me Millosheviqin, kishte një plan të shkruar për shpërbërjen e shqiptarëve dhe spastrimin etnik. Shumë pak persona kishte kundër në Serbi atë kohë. Dmth., ishte shtet fashist. Ne nuk kemi qenë në kësi pozicioni. Dua të them se përdorja e këtyre temave për përfitime politike është shumë e dobët dhe e kotë”, ka shtuar Matoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal…