Liria ka emër, ai është edhe William Woker!

12 dhjetor 2020 | 00:20

Fehmi Mujota

Miq të dashur!
Kësaj here po ju shkruaj për diçka që nga njerzit e shtetit tonë të dashur, e të fituar me gjak… zemërimi më bëri rrëmujë! Nuk e kam besuar në jetë se nuk do ti drejtohem me zoti President ose zonja Presidente të parit të shtetit tim dhe tuajit., mirëpo ti Vjosë më binde se jo gjithkush e meriton këtë nderë! Vjosë: Ç’farë porosie i dërgove popullit të Kosovës me vendimin tënd për kontratën e Ambasadorit William Woker? Po të masakruarëve të Reçakut?! Po bota e qytetëruar dhe Nato si do të kuptonin me 15 dhe 16 janar 1999?! Ani Vjosë, atëher ishe e vogel… po tani si e kupton Serbia këtë porosi moj zonja ( ) e jonë?!

Vjosë na ofendove të gjithëve dhe të gjitha vitet e dhimbshme e të lavdishme të historisë krenare që nuk i bëre ti… ama nuk ke të drejtë të mos i respektosh më e pakta! Nga kodrat e Reçakut me borë e me gjak… dhe nga brendia e fshatit me shumë ushtarë të rënë të UÇK-së dhe shumë banor civil të masakruar pleq, gra, fëmij e të rinjë… Vjosë, unë e kam thirrë shefin e misionit të atëhershëm të OSBE-së Ambasadorin Woker përmes verifikuesve në teren Schot Brad, Gilbertson, dhe të tjerë që të vij në vendin e krimit dhe ai erdhi… ma nxore nga shpirti një të vërtetë.. sepse po të mos vinte Ambasadori NE do i varrosnim para mbrëmjes të masakruarit dhe krimin e gjenocidin serb kundër njerzimit! Kush e din kur do të na vinte ndërhyrja ushtarake e Natos?! Ky njeri e konfirmoj të vërteten e krimit në Reçak… ky e cilësoj krim kundër njerzimit masakrën e Reçakut për krejt mediat e botës dhe foli për të vërteten që e pa vetë nga afër bashkë me dhjetra e qindra vëzhgues e gazetar ndërkombëtarë…
Dhe nëse nuk e mban në mend pyet Vjosë!
Menjëher u mblodh grupi i kontaktit dhe u thirrë konferenca e Rambujesë… delegacioni i Kosovës e nënshkruajti marrëveshjen ndërsa Serbia jo… A të kujtohet se Nato e bombardoi Serbinë?! Edhe sa mijra njerz u vranë e u masakruan edhe sa mijra të tjerë u plagosën, mijrave të tjerëve ju shkatrrua dinjiteti dhe mbi një milion shqiptarë u spastruan e u përndjekën nga trojet e tyre… vendi u dogjë., po ne nuk u dorzuam, ne luftuam me ndihmën e Natos dhe të miqëve tanë të cilëve u jemi për jetë mirënjohes që e fituam lirinë!

Vjosë, pa luftën tonë të shenjtë të UÇK-së, kurrë nuk do të bëhej gjë!… po pa ndihmën e Natos në krye me Amerikën nuk e di a do e fitonim naj herë lirinë, shtetin e pavarur dhe integrimin euroantlatik! Pra Vjosë, William Woker ishte Amerikan atëher kur na nxori të vërteten tonë të luftës për liri dhe gjenocidin e serbisë, ai është edhe sot Amerikan! Ti nëse e dëshmove formësimin tuaj politik, atëher mjerimi politik nuk ka brira! Nëse e bëre këtë gabim me inatë politik se e kishte ni kontratë këshillimi për Presidentin Hashim Thaçin i cili u thirrë dhe ndodhet në Hagë, atëher e dëshmove sa e pa përgjegjëshme je për shtetin! Wokeri nuk ka nevoj për paratë e Presidencës… po që na ka nderu… e na bënë nderë secilit kjo nuk do shumë mend., po ti Vjosë kush je??? Dil ma shpejt thuaje një arsyetim të mjerë!

Kjo është arsyeja pse nuk të quaj Presidente dhe se të drejtohem me Vjosë!.. unë emrin nuk ta ndërrojë!
Miq të mi, besoj mjaftueshëm gjatë e argumentova… ju mundësisht kursenu.
Liria ka emër ai është edhe William Woker!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
12.12.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…