
‘Liria ka emër’ sjell rrëfimin emocionues të ish-ushtarit të UÇK-së, Shemsi Jashari
24 dhjetor 2020
| 14:20
Platforma “Liria ka Emër” ka vazhduar me publikimin e rrëfimeve të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Për periudhën e lavdishme të luftës kësaj radhe ka rrëfyer Shemsi Jashari nga Podujeva.
“Shqiptarët kanë dhënë shumë. Kanë bërë shumë sakrifica. E kanë paguar shumë shtrenjtë këtë liri. Dhe duhet ta ruajmë me çdo kusht”, ka thënë Jashari teksa ka treguar arsyet që e kishin shtyrë t’i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Videon mund ta ndiqni në këtë link: https://www.facebook.com/watch/?v=3680007098711975.