Liridon Restelica me premtim konkret për Prishtina Parking, garon për asamble komunale me numër 56

21 gusht 2025 | 16:13

Liridon Restelica, ish-drejtori i suksesshëm i ‘Prishtina Parking’ dhe tash kandidat për asamblenë komunale të Prishtinës nga radhët e ‘Lidhjes së Prishtinës’, ka dhënë një zotim të qartë për qytetarët e Prishtinës. Sipas tij, vetëm një muaj pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale, rregullorja e re për funksionimin e ‘Prishtina Parking’ do të jetë gati dhe në fuqi dhe sipas Restelicës asnjë punëtorë i kësaj ndërmarrje nuk do të mbetet pa pagë dhe vend pune.

“Siç edhe ju e dini në kohen kur unë kam menaxhuar ketë ndërmarrje ka qenë model në Prishtinë dhe si e tille ndërmarrja do të kthehet prapë. Vetëm një muaj për certifikimit të rezultateve ne do ta hartojmë rregulloren e re për ‘Prishtina Parking’ do të ketë kushte dhe paga shumë më të mira për të gjithë punëtoret e kësaj Ndërmarrje të rëndësishme komunale” ka treguar Restelica. Sipas tij, ‘Prishtina Parking’ do të ketë rregullore moderne dhe efikase sipas standardeve evropiane, duke ulur abuzimet dhe duke rritur transparencën.

Sipas Liridonit të gjithë qytetaret e Prishtinës do të përfitojnë nga rregullorja e re për parkingjet e cila do të jetë shumë funksionale dhe leverdishme për qytetaret që jetojnë në kryeqytet. Liridon Restelica me përvojën e profesionalizimin e treguar gjatë menaxhimit të ‘Prishtina Parking’ ka qenë një storie suksesi sa i përket menaxhimit të ndërmarrjeve komunale ne Prishtinë. Në listën për Prishtinën Liridoni është i fundit në listë dhe mbanë numrin 56, por siç dihet është i pari për punë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi katalunas, Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se blinduar me kontratë…