Lirim Kastrati shkëlqen me Lokomotiva Zagrebin, ia siguron fitoren me dy gola ndaj Rijekës

01 shkurt 2020 | 18:58

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati ka shkëlqyer në fitoren e Lokomotiva Zagrebit ndaj Rijekës.

Lokomotiva Zagrebi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Rijekës  në takimin e vlefshëm për javën e 20-të në Superligën e Kroacisë.

Më meritori në këtë fitore të ekipit kryeqytetas kroat ishte sulmuesi i Kosovës, Lirim Kastrati.

Djaloshi nga Kamenica shënoi të dy golat e skuadrës së tij duke ia siguruar kështu fitoren ndaj një rivali shumë të fortë si Rijeka.

Goli i parë i Kastratit erdhi në minutën e parë shtesë te pjesës së parë, duke shënuar për 1-0.

Kastrati ishte i papërmbajtshëm në minutën e 71-të pasi shënoi për 2-0 duke dribluar portierin kundërshtar.

Me këto dy gola, sulmuesi i Kosovës arrin në kuotën e tetë golave gjithsej dhe renditet i treti në listën e realizatorëve. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, pasi…