Lirohen dhjetëra vajza të rrëmbyera në Nigeri

21 mars 2018 | 12:57

Shumica e nxënëseve nigeriane, të rrëmbyera nga militantët e Boko Haramit në qytetin Dapçi muajin e kaluar, janë liruar, ka thënë Qeveria e Nigerisë.

Ministria për Informim ka bërë me dije se 76 nga 110 vajzat janë kthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas deklaratës, ushtria ka pezulluar operacionin në zonë për të siguruar se “jetët e tyre nuk janë rrezik”, raporton “Rel”.

Deklarata, megjithatë, nuk i adreson raportet se një numër i vajzave është vrarë.

Ministri për Informacion dhe Kulturë, Alhaji Lai Mohammed, ka thënë se vajzat janë liruar “pa kushte” dhe “me ndihmën e disa miqve të vendit”.

Boko Haram ka nisur kryengritjen në Nigeri qysh në vitin 2009. Mbi 20 mijë njerëz janë vrarë dhe dy milionë të tjerë janë zhvendosur si pasojë e dhunës.

Katër vjet më parë, militantët e Boko Haramit kanë rrëmbyer mbi 270 vajza nga një shkollë në qytetin Çibok të Nigerisë.

Vetëm 60 prej nxënëseve të rrëmbyera atje në prill të vitit 2014 janë arratisur. Disa të tjera janë liruar pas ndërmjetësimeve, por besohet se disa prej tyre janë ende në robëri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend nga deputetët e…