Lirohen dy të dyshuarit për kërcënim ndaj drejtorit të KEK-ut

10 dhjetor 2018 | 14:35

Lirohen dy personat e arrestuar lidhur me kërcënimin ndaj drejtorit të KEK-ut, Njazi Thaçi.

Lajmin për “Kallxo.com” e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Beka ka thënë se Prokuroria nuk ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit pasi që në veprimet e të dyshuarve nuk janë vërejtur elemente të kanosjes serioze.

Ai ka theksuar se edhe vetë i dëmtuari Njazi Thaçi gjatë marrjes në pyetje nga Prokurorja Merita Shala kishte deklaruar se nuk ishte ndjerë i kërcënuar por ishte frikësuar për familjarët e vetë pasi që rasti kishte ndodhur afër shtëpisë së tij.

Njazi Thaçi ishte kërcënuar afër banesës së tij në Prishtinë mbrëmjen e të premtes së kaluar. Kërcënimi kishte të bënte për punësim në një konkurs të shpallur së fundmi nga KEK.

“Të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet më tej sipas procedurave ligjore”, ka deklaruar kryeprokurori Beka.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në përvjetorin e…