Lirohen nga paraburgimi Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj

15 korrik 2023 | 23:55

Gjykata Themelore në Prishtinë bën të ditur se ish-nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka dhe ish-drejtori i Kadastrit në këtë komunë, Hysen Muzliukaj, janë liruar nga paraburgimi.

Sipas njoftimit, ata do të mbrohen në liri, përcjell teve1.info

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve F.M dhe H.M për shkak të veprës penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sanksionuar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i Procedurës Paraprake e ka refuzuar si të pa bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.M dhe H.M, ashtu që ka vendosur se të njëjtit do të mbrohen në liri”, bëhet e ditur në njoftim.

Mujka dhe Muzliukaj u arrestuan dje me vendim të Prokurorisë Speciale, nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para disa javësh nga Prokuroria Speciale u arrestua serbi, Dragisha…