Lirohet nga burgu ish-ministri shqiptar, Lefter Koka

11 dhjetor 2025 | 12:28

Ish-ministri i Mjedisit në Shqipëri, Lefer Koka është liruar nga burgu pas 4 vjetësh, i arrestuar për aferën e inceneratorëve.

GjKKO-ja ka hequr masën e sigurisë arrest me burg për inceneratorin e Fierit.

Sipas vendimit masa e sigurisë për këtë dosje nuk qëndron më, ndërsa çështja për inceneratorin e Fierit është kthyer për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë.

Në lidhje me dënimin për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit. Ndërkohë, për çështjen e inceneratorit të Tiranës, ai e ka shlyer dënimin me kohën e qëndrimit në paraburgim.

Me këtë zhvillim, të tre dosjet penale ku Koka ishte i përfshirë, Elbasani, Tirana dhe Fier nuk paraqesin më masa sigurie në fuqi, duke i hapur rrugën lirimit të tij pas katër vitesh heqje lirie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së, Elmi Reçica, ka bërë thirrje…