Lirohet për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës për Skijim

16 dhjetor 2023 | 15:08

Është liruar për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimt.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se rruga Brezovicë në drejtim të Qendrës së Skijimit është liruar për qarkullimin e automjeteve, mirëpo me vështirësi kalim”, tha ai.

Veseli bëri apel që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes.

“Që nga mbrëmë, për shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi për automjete dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes”.

Ai tha tutje se shoferët duhet të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve në raport me kushtet e rrugës, si dhe të kenë pajisjet dimërore,

“Gjithashtu lusim shoferët e automjeteve që mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt në skajin e rrugës, sepse e pengojnë qarkullimin e automjeteve, ndërsa pengojnë edhe mjetet borëpastruse të kompanisë për pastrimin e rrugëve”, potencoi ai.

Mes tjerash, ai shtoi se policia rajonale e Ferizajt vazhdimisht është duke monitoruar situatën dhe është prezente në atë pjesë të rrugës.

“Për ç’do rast qytetarët mund të kontaktojnë policinë rajonale të Ferizajt në numrat kujdestarë : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar…