Lista Serbe ankohet në PZAP pasi KQZ-ja s’ia certifikoi kandidatët e saj për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Lista Serbe është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos certifikuar kandidatët e saj për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Për këtë ka njoftuar anëtari i Kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, i cili ka thënë se vendimi i KQZ-së “përfaqëson një përpjekje të regjimit të Kurtit për t’u imponuar serbëve se kush do t’i përfaqësojë ata në parlament”.
Simiq ka thënë për “Kosovo Online” se KQZ-ja “tradicionalisht merr vendime të paligjshme për të parandaluar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe tani po përpiqet të mos certifikojë kandidatët e saj për deputetë”.
“Mbrëmë vonë na dërguan një vendim në të cilin, citoj, thuhet ‘kontrollet e listës së kandidatëve nuk rezultuan në ndonjë gjetje që do të pengonte konfirmimin e asnjërit prej kandidatëve të Listës Srpska të paraqitur nga kjo parti për këto zgjedhje’. Pra, ata e shkruajnë këtë dhe pastaj keni një vendim që thotë ‘rekomandimi që u dha është refuzuar’”, ka thënë Simiqi.



