Lista Serbe futet në Kuvend pasi përfundon një minutë heshtje për Masakrën e Reçakut

15 janar 2022 | 14:56

Deputetë te Listës Serbe po marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për diskutimin mbi moslejimin e mbajtjes së referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Ata u futën në Kuvend pasi përfundoi një minutë heshtje për të rënët e Masakrë së Reçakut.

Përfaqësuesit e Listës Serbe dje janë pritur në Beograd nga presidenti Vuçiq ku është diskutuar mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Seanca e jashtëzakonshme që po mbahet tani është thirrur dje nga kryeministri Albin Kurti dhe ka për qëllim nxjerrjen e një rezolute të përbashkët të deputetëve të Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

BE-ja dhe shtetet e QUINT-it kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta lejojnë mbajtjen e këtij referendumi sikur herët e kaluara, të cilën e kanë kundërshtuar institucionet kosovare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm në Agjencinë e Punësimit të Republikës së…