Lista Serbe heq dorë nga themelimi i njëanshëm i Asociacionit

19 prill 2018 | 15:21

Lista Serbe e cila përfaqëson komunitetin serb në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës ka konfirmuar se ka hequr dorë nga shpallja e njëanshme e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për datën 20 prill, siç ishte paralajmëruar para pak ditësh.

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë zhvilluar të enjten një takim me Ekipin Drejtues për statutin e Asociacionit, të cilin e ka formuar Qeveria e Kosovës.

Në këtë takim, Igor Simiq, ka thënë se Lista Serbe mbetet e hapur për bisedime dhe zgjidhje kur është në pyetje formimi i Asociacionit, ashtu siç është arritur marrëveshja në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, raporton “Rel”.

“Shumë kanë pritur që ne sot të nisemi ashtu siç serbët shpesh veprojnë, së pari me zemër pastaj me tru. Kur kemi pritur pesë vjet, do të presim edhe tre muaj e gjysmë”, ka thënë Simiqi, duke shtuar se kësaj radhe do të veprohet me tru në mënyrë që nesër askush të mos i fajësojë serbët se kanë marrë vendime të njëanshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman…