Lista Serbe kundërshton vendimin e PZAP-it

11 nëntor 2019 | 18:11

Lista Serbe ka reaguar pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për anulimin e votave të ardhur nga Serbia.

Në reagimin e kësaj liste është thënë se refuzimi i votave nga Serbia është një farsë shoviniste.

“Rezultati i llogaritjeve politike, pjesë e të cilave është një ‘farsë shoviniste’ me numërimin e votave të serbëve të zhvendosur me disa skafandra, tregoi se çfarë kishte për synim të tregojë në fund me miratimin e vendimit të Panelit të Zgjedhjeve për të refuzuar të gjitha votat e serbëve të zhvendosur”, është thënë në reagimin e Listës Serbe.

Lista Serbe ka kujtuar se i njëjti panel ankesash tashmë ka refuzuar dy herë kërkesat për këto vota.

“Vendimi për të mos lejuar serbët e zhvendosur të drejtën të zgjedhin se kush do të përfaqësojë interesat e tyre dhe të luftojë për kthimin e tyre është thjesht i motivuar politikisht dhe nuk ka asnjë bazë ligjore. Sidomos nëse të gjithë e dimë se zërat e të zhvendosurve kanë ardhur gjithmonë në të njëjtën mënyrë, por këtë herë është e qartë se personave të zhvendosur duhet t’u tregohet se nuk janë të mirëpritur dhe se si serbë ata mund të konsiderojnë se të drejtat e tyre nuk do të respektohen”, është thënë në këtë reagim.

Lista Serbe ka thënë se ka gjithsej dhjetë mandate në Kuvend, “bazuar në vullnetin e shprehur në mënyrë demokratike të popullit serb”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë të dy anëtareve të…