Liverpool – Manchester United, derbi i javës në Premierligë

19 tetor 2025 | 14:14

Këtë të diel, Premierliga sjell një nga përballjet më të mëdha të futbollit anglez: Liverpool përballet me Manchester United në kuadër të javës së tetë të kampionatit.

“Reds”, që aktualisht mbajnë vendin e tretë me 15 pikë, janë katër pikë prapa Arsenalit kryesues, i cili ka zhvilluar një ndeshje më shumë.

Skuadra e drejtuar nga Arne Slot vjen në këtë përballje pas një periudhe jo të mirë, me tri humbje radhazi, dy në kampionat dhe një në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, Manchester United ka pasur një sezon me shumë luhatje. “Djajtë e Kuq” aktualisht gjenden në vendin e 11-të me vetëm 10 pikë, por kanë arritur të fitojnë tri nga pesë ndeshjet e fundit, duke treguar shenja rikthimi në formë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në nëntë lokacione në veri të vendit, janë duke u…