
Liverpooli e dëshiron Mustafin
31 janar 2021
| 13:44
Liverpooli po përballet me një krizë në repartin e mbrojtjes, pasi Virgil Van Dijk, Joe Gomez dhe Joel Matip janë të lënduar. Trajneri i kampionëve të Anglisë, Jurgen Klopp ka konfirmuar se “Reds” do të sjellin një mbrojtës “Anfield”.
Sipas medieve britanike, synim i Liverpoolit është Shkodran Mustafi.
Futbollisti shqiptar ka luajtur 20 ndeshje me përfaqësuesen gjermane, nuk po gjen hapësira te Arsenali pasi ka luajtur vetëm 45 minuta në Premier Ligë.
/Epoka e re/