Liverpooli fitoi dramën ndaj Atleticos, Milani pëson humbjen e tretë

19 tetor 2021 | 23:11

Ndeshjet e treta të fazës së grupeve kanë sjell emocione dhe spektakël mbrëmjen e sotme. Milani pësoi humbjen e tretë në grupe, duke komplikuar së tepërmi çështjen e kualifikimit.

Kuqezinjtë u mundën 1-0 në fushën e Portos. Golin e vetëm në Portugali e shënoi Luis Diaz në minutën e 65-të të sfidës.

Në ndeshjen tjetër të grupit B, Liverpooli mori një fitore të madhe 3-2 ndaj Aletletico Madrid në Spanjë. Milner dhe Keita shënuan fillimisht për anglezët, por Griezmann vendosi baraspeshën me një dopietë personale në pjesën e parë.

Në fillimin e së dytës sulmuesi francez la ekipin me një lojtar më pak. Një gjë të tillë e shfrytëzoi skuadra e Klopp që d të shënonte me një penallti të Salah në minutën e 78-të. Liverpooli mban kreun e grupit B me 9 pikë, e ndjekur nga Atletico dhe Porto me 4, ndërkohë që Milani s’ka asnjë pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se zgjedhjet e 17…